Bota

Regjimi i Asadit vazhdon të pranojë fshehtazi rastet e vdekjeve në burgje

Organizata Siriane për të Vërtetën dhe Drejtësinë tha se regjimi i Asadit nga fillimi i këtij viti ka njoftuar regjistrin civil se në provincën Hama, të paktën 700 persona kanë humbur jetën në burg

Adham Kako  | 19.06.2019 - Përdıtësım : 20.06.2019
Regjimi i Asadit vazhdon të pranojë fshehtazi rastet e vdekjeve në burgje

Ankara

Organizata Siriane për të Vërtetën dhe Drejtësinë tha se regjimi i Bashar al-Asadit nga fillimi i këtij viti ka njoftuar departamentin e regjistrit civil se në provincën Hama, të paktën 700 persona nga numri i përgjithshëm i personave të ndaluar ose fati i të cilëve mbetet i panjohur, kanë humbur jetën në burg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto të dhëna organizata joqeveritare në fjalë i shpalosi përmes një raporti, në të cilin thuhet se regjistri civil informacionet mbi personat e vdekur në mënyrë graduale i ka ndarë me familjet e tyre dhe se kufomat e të burgosurve të vrarë nga regjimi nuk u janë dorëzuar të afërmve.

Nga ana tjetër, në një raport të publikuar më 30 prill, Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) kishte njoftuar se regjimi nga maji i vitit 2018 ka njoftuar regjistrat civilë se 890 nga qindra mijëra persona të burgosur apo të zhdukur kanë vdekur në burgje.

Në raportin e SNHR-së thuhej se katër nga këta persona ishin në mesin e personave me të cilët opinioni ndërkombëtar u njoh në vitin 2014 përmes Anadolu Agency, pas publikimit të fotografive që dëshmonin torturat ndaj tyre, të shkrepura nga polici me emrin e koduar "Caesar".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın