Bota

Regjimi i Asadit vazhdon shkeljen e marrëveshjes së Soçit

Grupet e huaja terroriste të mbështetura nga regjimi dhe Irani, sulmojnë me armë të rënda vendbanimet brenda Zonës së Deeskalimit të Idlibit

Eşref Musa, Burak Karacaoğlu  | 28.10.2018 - Përdıtësım : 29.10.2018
Regjimi i Asadit vazhdon shkeljen e marrëveshjes së Soçit

Idlib

IDLIB (AA) - Regjimi i Bashar Al Asadit në Siri dhe grupet e huaja terroriste që mbështesin atë, vazhdojnë sulmet artilerike në Zonën e Deeskalimit të Idlibit pavarësisht marrëveshjes së arritur për mbrojtjen e armëpushimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupet e huaja terroriste të mbështetura nga regjimi dhe Irani, sulmojnë me armë të rënda vendbanimet brenda Zonës së Deeskalimit të Idlibit.

Që nga marrëveshja e arritur deri më tani, kanë humbur jetën 9 civilë prej të cilëve në fshatin Raffa kanë humbur jetën 7 civilë, në Kafar hamra 1 dhe Bidama 1, ndërsa janë plagosur të paktën 15 civilë.

Forcat e regjimit pavarësisht marrëveshjes së Soçit të arritur mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator, kohë pas kohe janë duke vazhduar sulmet artilerike në pjesën rurale të Latakias, jugun e Idlibit, perëndimin e Halepit si dhe veriun dhe perëndimin e Hamas.

Opozitarët në përputhje me marrëveshjen më 10 tetor kishin tërhequr armët e rënda nga rajonet e përcaktuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın