Bota

Regjimi i Asadit vazhdon bombardimet në Idlib, të paktën 9 të vdekur

Forcat e regjimit që nga mëngjesi kryejnë sulme ajrore në fshatrat e rretheve Jisr al-Shugur dhe Khan Shaykhun

Eşref Musa, Burak Karacaoğlu  | 16.07.2019 - Përdıtësım : 16.07.2019
Regjimi i Asadit vazhdon bombardimet në Idlib, të paktën 9 të vdekur

Idlib

Të paktën 9 civilë u vranë dhe 14 u plagosën në sulmet ajrore të forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad në zonën e deeskalimit të konfliktit në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit kanë kryer sulme ajrore në fshatrat e rretheve Jisr al-Shugur dhe Khan Shaykhun.

Mbrojtja Civile lokale "Beretat e Bardha" njoftoi se sipas informatave fillestare, se të paktën 9 civilë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën.

Ekipet e shpëtimit kërkojnë rrënojat dhe kanë frikë se bilanci i viktimave mund të rritet.

Në Idlib, sipas opozitës siriane, jetojnë rreth 4 milionë banorë dhe persona të zhvendosur brenda vendit të cilët janë objektiv të sulmeve të vazhdueshme të regjimit. Të paktën 25 civilë u vranë në sulmet gjatë tre ditëve të kaluara.

Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë në Soçi më 17 shtator 2018, u arrit një marrëveshje mbi armëpushimin në Idlib dhe krijimin e zonës së de-eskalatimit për civilët.

Sipas marrëveshjes, forcat opozitare tërhoqën armët e rënda nga rajoni në tetor ndërsa forcat besnike të regjimit të Asadit nuk ndërprenë sulmet artilerike dhe sulme ajrore në rajon.

Anëtarët e Mbrojtjes Civile thanë se rreth 606 civilë, përfshirë 157 fëmijë dhe 111 gra, u vranë në sulme e forcave të regjimit në dy muajt e fundit.

Që nga shtatori i vitit të kaluar dhe shpallja e armëpushimit, më shumë se gjysmë milioni njerëz janë zhvendosur.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın