Bota

Regjimi i Asadit pretendon se nuk e ka rrëmbyer apo arrestuar gazetarin amerikan Austin Tice

Austin Tice u zhduk teksa ndiqte ngjarjet në periferinë e Damaskut në gusht të vitit 2012 dhe që atëherë nuk ka lajm nga ai

Ethem Emre Özcan  | 17.08.2022 - Përdıtësım : 17.08.2022
Regjimi i Asadit pretendon se nuk e ka rrëmbyer apo arrestuar gazetarin amerikan Austin Tice Foto: AA/Arkiv

Ankara

Regjimi i Bashar Asadit pretendoi se gazetari amerikan, Austin Tice, i cili është mbajtur peng në Siri që nga gushti i vitit 2012, nuk është rrëmbyer apo ndaluar nga regjimi sirian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas thirrjeve të administratës amerikane për lirimin e Tice javën e kaluar, ministria e Jashtme e regjimit të Asadit bëri një deklaratë me shkrim.

Në deklaratën e publikuar nga agjencia e regjimit të Asadit, SANA, pretendohet se asnjë shtetas amerikan, përfshirë gazetarin Tice, nuk u rrëmbye apo u arrestua në rajonet nën kontrollin e regjimit.

“Bisedimet apo kontaktet zyrtare me administratën amerikane bëhen publikisht dhe vetëm në bazë të respektimit të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Sirisë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme”, thuhet në deklaratë.

Biden kërkoi të lirohej gazetari amerikan

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe Departamenti i Shtetit në përvjetorin e 10-të rrëmbimit të Tice në Siri i bënë thirrje regjimit duke kërkuar lirimin e gazetarit amerikan.

Qeveria e SHBA-së ka ofruar një shpërblim deri në 1 milion dollarë për informacionin që do të çonte drejtpërdrejt në vendndodhjen e sigurt të Austin për shpëtimin dhe kthimin e tij.

Austin Tice u zhduk teksa ndiqte ngjarjet në periferinë e Damaskut në gusht të vitit 2012 dhe që atëherë nuk ka lajm nga ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın