Bota

Rebelohen të burgosur të DEASH-it në një burg të YPG/PKK-së

Burimet theksuan se rebelimi ndodhi të dielën në burgun e drejtuar nga YPG / PKK në rrethin Geëeran të provincës Al-Hasakah

Ekip  | 30.03.2020 - Përdıtësım : 30.03.2020
Rebelohen të burgosur të DEASH-it në një burg të YPG/PKK-së

Al-Hasakah

Sipas burimeve lokale, të burgosurit e DEASH-it kanë organizuar një rebelim në burgun e drejtuar nga grupi terrorist i YPG/PKK-së në veri-lindje të Sirisë në shenjë proteste ndaj kushteve të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet, duke folur në kushte anonimiteti, theksuan se rebelimi ndodhi të dielën në burgun e drejtuar nga YPG/PKK në rrethin Geweran të provincës Al-Hasakah.

Rebelimi u shtyp me mbështetjen e koalicionit anti-DEASH të udhëhequr nga SHBA-të, theksuan burimet.

Shumë të burgosur të DEASH-it raportohet se u plagosën në trazirat.

Së paku 4500 terroristë të DEASH-it nga 54 vende mbahen në burg.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın