RD e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje "historike" të paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-ja
“Sot, ne angazhohemi t’i japim fund dekadave të dhunës dhe gjakderdhjes”, tha presidenti amerikan para ceremonisë së nënshkrimit në Washington.
Washington
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruan sot një marrëveshje “historike” paqeje dhe ekonomike, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që synon t’i japë fund luftimeve në pjesën lindore të trazuar të Kongos, transmeton Anadolu.
“Sot, ne angazhohemi t’i japim fund dekadave të dhunës dhe gjakderdhjes dhe të fillojmë një epokë të re harmonie dhe bashkëpunimi mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës”, tha Trump para ceremonisë së nënshkrimit në Washington, ku morën pjesë presidenti i RD të Kongos, Felix Tshisekedi, dhe presidenti i Ruandës, Paul Kagame.
I pyetur se kur do të largohen trupat nga RD e Kongos, Trump tha: “Mendoj se do të shihni shumë shpejt”.
Trump tha se si Tshisekedi, ashtu edhe Kagame janë “liderë të mëdhenj”.
“Mendoj se do të shihni rezultate shumë të menjëhershme. Kam besim se kjo është ajo që do të ndodhë”, shtoi ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
