Bota

Raporti i qeverisë amerikane zbulon qindra shkelje të të drejtave të njeriut nga Izraeli në Gaza

Zyrtarët të cilët folën në kushte anonimiteti thanë se në Gaza janë grumbulluar shumë ngjarje dhe se ata dyshojnë në çështjen e llogaridhënies së Izraelit për veprimet e tij

Ecem Şahinli Ögüç  | 31.10.2025 - Përdıtësım : 31.10.2025
Raporti i qeverisë amerikane zbulon qindra shkelje të të drejtave të njeriut nga Izraeli në Gaza

Ankara

Gazeta "Washington Post" (WP) pretendon se në një raport të fshehtë të përgatitur nga qeveria amerikane përfshihen deklaratat se Izraeli ka shkelur në Gaza qindra herë ligjet e SHBA-së për të drejtat e njeriut dhe se një hetim për këto shkelje do t'i merrte Departamentit të Shtetit disa vjet, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të WP-së i cili bazohet mbi dy zyrtarë amerikanë, Bordi i Inspektorëve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka përgatitur raport të fshehtë lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtritë e huaja që marrin ndihmë nga SHBA-ja.

Raporti thotë se Izraeli ka kryer në Gaza veprime që potencialisht shkelin qindra herë ligjet e SHBA-së për të drejtat e njeriut. Ai thekson se një hetim për këto shkelje do t'i merrte Departamentit të Shtetit disa vjet.

Për herë të parë në një raport të qeverisë amerikane pranohen përmasat e veprimeve të Izraelit në Gaza.

Gjithashtu këto veprime përfshihen në ligjin "Leahy", i cili ndalon kryerjen e ndihmës ushtarake ose të sigurisë nga SHBA-ja për ushtritë e huaja që kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut.

Zyrtarët të cilët folën në kushte anonimiteti thanë se në Gaza janë grumbulluar shumë ngjarje dhe se ata dyshojnë në çështjen e llogaridhënies së Izraelit për veprimet e tij.

Raporti përfundoi vetëm disa ditë para arritjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.