Raporti i OKB-së për drogat: Oqeania me përdorimin më të lartë të kokainës në botë
Derisa konsumi total i kokainës mbetet më i larti në Amerikë, shkalla vjetore e përhapjes, respektivisht përqindja e popullsisë që përdor drogën, rezultoi të ishte më e larta në Oqeani, që përfshin Australinë dhe Zelandën e Re

Stamboll
Sipas raportit të fundit botëror për drogat të publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogat dhe Krimin (UNODC), Australia dhe Zelanda e Re kanë përhapjen më të lartë të përdorimit të kokainës në botë, transmeton Anadolu.
Derisa konsumi total i kokainës mbetet më i larti në Amerikë, shkalla vjetore e përhapjes, respektivisht përqindja e popullsisë që përdor drogën, rezultoi të ishte më e larta në Oqeani, që përfshin Australinë dhe Zelandën e Re.
Amerika u rendit e dyta, e ndjekur nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore.
Raporti gjithashtu theksoi se përdorimi i kokainës tek të rinjtë 15 dhe 16 vjeç në Oqeani është më i ulët se tek popullsia e përgjithshme.
UNODC konstatoi se përdorimi i kanabisit është më i përhapur në Amerikën e Veriut, e ndjekur nga Oqeania dhe Afrika Perëndimore dhe Qendrore.
Sipas raportit, përqindja e personave që marrin trajtim për përdorim të kanabisit ishte më e larta në Oqeani dhe Afrikë krahasuar me rajonet e tjera.
Raporti tha se Australia dhe Zelanda e Re gjithashtu shënuan nivelet më të larta të përdorimit të ekstazës në mbarë botën.
Agjencia e OKB-së paralajmëroi se rritja e konsumit të drogës në disa rajone, e kombinuar me rrjete në rritje të trafikut dhe prodhimit, vazhdon të ushqejë rreziqe globale për shëndetin dhe sigurinë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.