Bota

Raport: Që nga 7 tetori 2023, SHBA-ja ka dhënë 21,7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin

Instituti Quincy, një institut studimor me qendër në Washington, përgatiti një raport duke u bazuar në burime të hapura lidhur me ndihmat që SHBA-ja i ka dhënë Izraelit që nga 7 tetori 2023

Ecem Şahinli Ögüç  | 07.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
Raport: Që nga 7 tetori 2023, SHBA-ja ka dhënë 21,7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin

Washington

SHBA-ja, pas 7 tetorit 2023, gjatë administratave të ish-Presidentit Joe Biden dhe Presidentit pasardhës Donald Trump, ka ofruar gjithsej 21,7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin, transmeton Anadolu.

Instituti Quincy, një institut studimor me qendër në Washington, përgatiti një raport duke u bazuar në burime të hapura lidhur me ndihmat që SHBA-ja i ka dhënë Izraelit që nga 7 tetori 2023

Sipas raportit, SHBA-ja i ka dhënë Izraelit 17,9 miliardë dollarë ndihmë ushtarake gjatë periudhës së ish-Presidentit Biden pas 7 tetorit 2023, ndërsa pas vitit 2024 ka ofruar edhe 3,8 miliardë dollarë shtesë.

Një pjesë e ndihmave ushtarake tashmë është dorëzuar, ndërsa pjesa e mbetur do të furnizohet në vitet e ardhshme. Sipas raporteve, pa mbështetjen e SHBA-së, Izraeli nuk mund ta vazhdojë gjenocidin në Gaza.

- Shpenzim prej 9,65 deri në 12 miliardë dollarë për Lindjen e Mesme

Një raport tjetër i përgatitur nga Instituti Watson për Çështjet Ndërkombëtare dhe Publike i Universitetit Brown ndau detaje rreth shpenzimeve ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Sipas kësaj, SHBA-ja ka shpenzuar midis 9,65 miliardë dhe 12 miliardë dollarë për aktivitetet e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori 2023, duke përfshirë sulmet kundër Huthive të mbështetur nga Irani në Jemen dhe impiantet bërthamore në Iran.

Raporti vuri në dukje se afërsisht 2,25 miliardë dollarë nga kjo shumë u përdorën për sulme dhe operacione të lidhura kundër Iranit në qershor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.