Bota

Raport: 1 në 5 njerëz në botë ndiejnë ndikimin e fortë të ndryshimeve klimatike

Të paktën 1.8 miliardë njerëz apo 22 për qind e popullsisë globale çdo ditë nga dhjetori i vitit 2024 deri në shkurt të vitit 2025 përballeshin me temperatura të ndikuara ndjeshëm nga ndryshimet klimatike

Elif Nur Eryiğit  | 19.03.2025 - Përdıtësım : 02.04.2025
Raport: 1 në 5 njerëz në botë ndiejnë ndikimin e fortë të ndryshimeve klimatike Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, sipas një raporti të botuar së fundmi, po ndihen nga një në pesë njerëz në mbarë botën, transmeton Anadolu.

Raporti i publikuar nga ‘Climate Central’, një organizatë e pavarur shkencore, zbuloi se të paktën 1.8 miliardë njerëz apo 22 për qind e popullsisë globale çdo ditë nga dhjetori i vitit 2024 deri në shkurt të vitit 2025 përballeshin me temperatura të ndikuara ndjeshëm nga ndryshimet klimatike.

Gjatë tre muajve të fundit, ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu, kryesisht nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit metan, shkaktoi nxehtësi ekstreme të përhapur në shumicën e rajoneve.

Gjatë kësaj periudhe, pothuajse 394 milionë njerëz u përballën 30 ditë ose më shumë me një “vapë të rrezikshme” të intensifikuar nga ndryshimet klimatike, me 74 për qind të tyre që banojnë në Afrikë.

Ditët e “vapës së rrezikshme” përkufizohen si ditë me temperatura që tejkalojnë 90 për qind të temperaturave të zakonshme lokale nga viti 1991 deri në vitin 2020, gjë e cila rrit rrezikun e problemeve shëndetësore të lidhura me nxehtësinë.

Sipas hulumtimit, ekspozimi më i lartë global ndodhi më 28 shkurt kur tre miliardë njerëz apo 38 për qind e popullsisë përjetuan temperatura të tilla.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.