Bota

Rama uron Osmanin për ftesën e Trumpit për Bordin e Paqes: Një gjest tejet domethënës ndaj Kosovës

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se festa është një gjest tejet domethënës i presidentit Trump ndaj Kosovës, që sipas tij, forcon më tej marrëdhënien e "Amerikës mike me popullin shqiptar"

Fatjon Cuka  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Rama uron Osmanin për ftesën e Trumpit për Bordin e Paqes: Një gjest tejet domethënës ndaj Kosovës Foto: Arkiv / AA

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për marrjen e ftesës nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për t'u bërë pjesë e Bordit të Paqes, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se festa është një gjest tejet domethënës i presidentit Trump ndaj Kosovës, që sipas tij forcon më tej marrëdhënien e "Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë".

"Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga presidenti i SHBA-së, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht", ka shkruar Rama.

Presidentja Osmani konfirmoi sot se është ftuar nga presidenti Trump, që ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur më parë se Trump ka dërguar ftesë edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi disa ditë më parë formimin e Bordit të Paqes për Rripin e Gazës.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu anëtarët e komitetit të ri "teknokratik" që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës, si pjesë e planit me 20 pika të Trumpit për t'i dhënë fund luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın