Bota

Rajonet përreth Tel Avivit goditen me mbi 20 raketa në sulmet e kundërpërgjigjes nga Irani

Shërbimi i urgjencës izraelite "Ylli i Kuq i Davidit" tha se në sulmet që Irani ka kryer si kundërpërgjigje mëngjesin e sotëm, janë plagosur 65 persona, 3 prej të cilëve rëndë.

Faruk Hanedar  | 19.06.2025 - Përdıtësım : 19.06.2025
Rajonet përreth Tel Avivit goditen me mbi 20 raketa në sulmet e kundërpërgjigjes nga Irani

Kuds/Ankara

Më shumë se 20 raketa të lëshuara nga Irani në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Izraelit, goditën drejtpërdrejt disa pika rreth kryeqytetit Tel Aviv dhe në Negev në jug, transmeton Anadolu.

Gazeta izraelite "Yedioth Ahronoth" vuri në dukje se sistemet e mbrojtjes ajrore u përpoqën të parandalonin raketat e lëshuara nga Irani.

Në lajm thuhet se më shumë se 20 raketa u lëshuan nga Irani ndaj Izraelit dhe se raketat goditën të paktën katër pika në qendër dhe në jug të vendit.

Raketat goditën drejtpërdrejt disa ndërtesa në kryeqytetin Tel Aviv, qytetet Ramat Gan dhe Holon në qendër dhe në qytetin Beersheba në jug dhe se raketa që goditi Beersheban ra në spitalin "Soroka".

Shërbimi i urgjencës izraelite "Ylli i Kuq i Davidit" tha se ata morën raportime për goditje në sulmet e kryera rreth orës 07:10 dhe se ato kanë mbërritur në rajon.

Në një deklaratë me shkrim nga "Ylli i Kuq i Davidit" thuhet se në sulmet që Irani ka kryer si kundërpërgjigje mëngjesin e sotëm, janë plagosur 65 persona, 3 prej të cilëve rëndë.

Më tej theksohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje mesatare ndërsa tjetri është plagosur nga copëzat ose nga efekti i shpërthimit teksa po shkonte në strehimore.

Ushtria izraelite parashikon që Irani ka lëshuar rreth 30 raketa në kundërpërgjigjen e tij në mëngjes.

- Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.

Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın