Bota

Radhë të gjata në Gazën veriore në pritje të ndihmës humanitare

Turma të mëdha u formuan derisa banorët u rreshtuan në pritje të furnizimeve shumë të nevojshme për ndihmë mes mungesave të vazhdueshme të ushqimit, ujit dhe mallrave thelbësore në enklavë

Abdulbesar Ademi  | 12.06.2025 - Përdıtësım : 12.06.2025
Radhë të gjata në Gazën veriore në pritje të ndihmës humanitare Foto: Mahmoud İssa/AA

Gaza

Palestinezët në Gazën veriore janë tubuar përgjatë rrugës bregdetare në zonën Sudaniyye në pritje të mbërritjes së ndihmës humanitare që pritet të hyjë përmes kalimit Zikim, raporton Anadolu.

Turma të mëdha u formuan derisa banorët u rreshtuan në pritje të furnizimeve shumë të nevojshme për ndihmë mes mungesave të vazhdueshme të ushqimit, ujit dhe mallrave thelbësore në enklavë.

Duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 55.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.