Bota

Që nga rënia e regjimit të Asadit, 355 mijë sirianë nga Libani janë kthyer në vendin e tyre

Të paktën 355 mijë sirianë të regjistruar pranë Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Liban u kthyen në Siri pas përmbysjes së regjimit të Asadit

Ethem Emre Özcan  | 17.11.2025 - Përdıtësım : 17.11.2025
Që nga rënia e regjimit të Asadit, 355 mijë sirianë nga Libani janë kthyer në vendin e tyre

Bejrut

Të paktën 355 mijë sirianë të regjistruar pranë Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Liban u kthyen në Siri pas përmbysjes së regjimit të Asadit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca libaneze, presidenti Joseph Aoun priti në pallatin presidencial Baabda në lindje të kryeqytetit Bejrut, përfaqësuesen e Zyrës së UNHCR-së në Bejrut, Karolina Lindholm Billing.

Billing informoi presidentin Aoun mbi punën e UNHCR-së dhe theksoi rritjen e numrit të sirianëve që kthehen në vendin e tyre pas përmbysjes së regjimit të Asadit në Siri.

Ajo tha se 355 mijë sirianë të regjistruar pranë UNHCR-së janë kthyer në vendin e tyre.

Gjatë luftës civile siriane, parashikohet se afërsisht 1.8 milion sirianë kërkuan strehim në Liban dhe afërsisht 880 mijë prej tyre aplikuan pranë UNHCR-së.

Pas përmbysjes së regjimit të Asadit më 8 dhjetor 2024, kthimi i sirianëve që u strehuan në vendet fqinje gjatë luftës civile u përshpejtua.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın