Bota

Qyteti i katërt më i madh i Mozambikut përmbytet nga reshjet intensive

Në muajt e fundit, qindra njerëz kanë vdekur në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet intensive në Afrikën Lindore dhe Jugore

Tufan Aktaş  | 06.12.2019 - Përdıtësım : 06.12.2019
Qyteti i katërt më i madh i Mozambikut përmbytet nga reshjet intensive

Stamboll

Qyteti i katërt më i madh i Mozambikut, Beira, ka mbetur i mbuluar nga ujërat e reshjeve të ashpra që kanë përfshirë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Qytetit Beira tha në një deklaratë se katastrofa e përmbytjeve ndodhi në një kohë kur ende nuk janë shëruar plagët nga pasojat e Ciklonit Idai.

Në fotografitë e shpërndara nga këshilli shihet se shumë automjete dhe shtëpi kanë ngelur në ujë.

Popullata është paralajmëruar të ketë kujdes nga papastërtia që është krijuar pas përmbytjeve.

Në muajt e fundit, qindra njerëz kanë vdekur në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet intensive në Afrikën Lindore dhe Jugore.

Organizatat ndërkombëtare thonë se fatkeqësia e përmbytjeve buron nga ndryshimet klimatike për shkak të ngrohjes globale.

Mijëra shtëpi dhe rrugë u shkatërruan në rajon si rezultat i Ciklonit Idai që goditi Malavin, Mozambikun dhe Zimbabven në muajin mars, duke shkaktuar edhe shpërthimin e sëmundjeve epidemike.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın