Bota

Qytetarët arabë të Izraelit mbajnë protestë solidariteti me Gazën

Disa qytetarë arabë organizuan një demonstratë pro-Palestinës jashtë kompleksit komunal në Nazareth të Izraelit

Abdulbesar Ademi  | 21.08.2025 - Përdıtësım : 21.08.2025
Qytetarët arabë të Izraelit mbajnë protestë solidariteti me Gazën Foto: AA/Arkiv

Nazareth

Disa qytetarë arabë organizuan një demonstratë pro-Palestinës jashtë kompleksit komunal në Nazareth, raporton Anadolu.

Izraeli ka vrarë të paktën 62.100 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023 dhe fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me uri.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.