Bota

Qindra regjisorë mbështesin drejtoreshën e Berlinales e cila u kritikua për foton me flamurin palestinez

Peticioni shpreh "shqetësim të thellë" për shkarkimin e mundshëm të drejtoreshës së Festivalit të Filmit në Berlin, Tricia Tuttle

Oliver Towfigh Nia  | 26.02.2026 - Përdıtësım : 26.02.2026
Qindra regjisorë mbështesin drejtoreshën e Berlinales e cila u kritikua për foton me flamurin palestinez

Berlin

Qindra regjisorë, përfshirë regjisorin e njohur Tom Tykwer, aktoren Tilda Swinton dhe ish-kryetarin e jurisë dhe regjisorin,Todd Haynes, nënshkruan një letër të hapur duke kundërshtuar shkarkimin e mundshëm të drejtoreshës aktuale të Festivalit të Filmit në Berlin, Tricia Tutlle, pjesërisht për shkak se pozoi me një flamur palestinez, transmeton Anadolu.

"Si regjisorë në Gjermani dhe më gjerë, ne po ndjekim debatet aktuale rreth Berlinales dhe shkarkimin e propozuar të Tricia Tuttle-s me shqetësim të thellë. Ne qëndrojmë në mbrojtje të Berlinales për atë që është në thelb: një vend shkëmbimi", citoi letrën gazeta gjermane "Tagesspiegel".

"Një fotografi e udhëheqjes së festivalit me regjisorët, në të cilën ishte i dukshëm një flamur palestinez, ka qenë gjithashtu subjekt i kritikave. Të fotografohesh me të ftuar ndërkombëtarë është pjesë e praktikës së një festivali të tillë. Dukshmëria e identiteteve të ndryshme nuk është një miratim; është një shprehje e një sfere publike të hapur dhe demokratike", shtuan regjisorët.

Peticioni vjen përpara një takimi të jashtëzakonshëm të planifikuar për sot, të thirrur nga ministri i Kulturës i Gjermanisë, Wolfram Weimer, i organit drejtues të Festivalit të Filmit në Berlin, për të diskutuar "drejtimin e ardhshëm". Besohet gjerësisht se takimi është thirrur në përgjigje të kritikave ndaj deklaratave politike të bëra në festival.

Më 18 shkurt, dhjetëra aktorë dhe regjisorë, përfshirë Swinton dhe Javier Bardem, akuzuan Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin për "racizëm anti-palestinez" dhe u kërkuan organizatorëve të shprehnin qartë kundërshtimin e tyre ndaj gjenocidit të Izraelit në Gaza.

Në një letër të hapur të botuar në revistën "Variety", 81 punonjës filmi kritikuan atë që e quajtën "përfshirjen e Berlinales në censurimin e artistëve që kundërshtojnë gjenocidin e vazhdueshëm të Izraelit kundër palestinezëve në Gaza".

Nënshkruesit u ankuan me komentet e presidentit të jurisë së këtij viti, regjisorit Wim Wenders, i cili tha në një konferencë për mediat kohët e fundit kur u pyet për Gazën: "Ne duhet të qëndrojmë larg politikës".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın