Bota

Qindra hebrenj fanatikë hyjnë në Al-Aksa nën shoqërimin e policisë izraelite

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Vakëfe Islame të Kudsit thuhet se 257 hebrenj fanatikë ia mësynë drejt Al-Aksasë përmes Portës Al-Magaribe në jugperëndim të kompleksit

Esat Fırat  | 14.09.2021 - Përdıtësım : 14.09.2021
Qindra hebrenj fanatikë hyjnë në Al-Aksa nën shoqërimin e policisë izraelite Foto: AA/Arkiv

Kuds

Qindra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e kompleksit të shenjtë Mesxhid Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Vakëfe Islame të Kudsit thuhet se 257 hebrenj fanatikë ia mësynë drejt Al-Aksasë përmes Portës Al-Magaribe në jugperëndim të kompleksit.

Grupi hebre, nën mbrojtjen e policisë izraelite, u largua nga Mesxhid al-Aksa pasi u end në oborret e Haram Al-Sharifit.

Hyrjet në Aksa pritet të vazhdojnë tutje në vijim, pasi Izraeli nesër shënon ditën Yom Kippur dhe më pas festivalin Sukkot.

Vizitat e tilla në Al-Aksa nga hebrenjtë fanatikë bëjnë që tensionet në zonë të përshkallëzohen.

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, pa lejen e Administratës, hebrenjtë kanë hyrë në faltoren e shenjtë me vendimin e njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia.

Duke i përshkruar këto vizita si bastisje, Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit deklaron se në këtë mënyrë shkelet sovraniteti i muslimanëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın