Qeveria Rajonale e Kurdistanit në Irak: Sulmet ndaj forcave Peshmerga nuk do të mbeten pa përgjigje
Ministria e Çështjeve të Peshmergës i bën thirrje kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani të ndalojë sulmet e paligjshme pas sulmit me dron në selinë qendrore në Erbil
Erbil
Ministria e Çështjeve Peshmerga e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit në Irak (KRG) i ka bërë thirrje kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani të ndalojë sulmet që synojnë forcat Peshmerga, duke paralajmëruar se vazhdimi i sulmeve të tilla nuk do të mbetet pa përgjigje, transmeton Anadolu.
Deklarata erdhi pasi një sulm me mjet ajror pa pilot (UAV) i armatosur shënjestroi një seli të Peshmergas në rrethin Degala të Erbilit. Në një deklaratë, ministria e përshkroi sulmin me dron si "një sulm shkatërrues që synon rritjen e çrregullimit dhe kaosit".
"Ne i bëjmë thirrje kryeministrit irakian dhe komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Mohammed Shia al-Sudani të ndalojë këto sulme, të cilat janë në kundërshtim me ligjin.
"Ata që janë përgjegjës për sulmin duhet t'u dorëzohen autoriteteve ligjore për ndëshkim. Vazhdimi i këtyre sulmeve terroriste nuk do të mbetet pa përgjigje", thuhet në deklaratë.
