Bota

Qeveria izraelite përgatitet të sanksionojë gazetën "Haaretz" për shkak të publikimeve në lidhje me sulmet në Gaza

Ministri Karhi ka thënë se arsyeja e propozimit të tij për qeverinë ishte “propaganda subversive dhe e pabazë e gazetës Haaretz gjatë luftës dhe botimet e saj provokuese kundër shtetit të Izraelit”

Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout, Ali Semerci  | 23.11.2023 - Përdıtësım : 24.11.2023
Qeveria izraelite përgatitet të sanksionojë gazetën "Haaretz" për shkak të publikimeve në lidhje me sulmet në Gaza

Kuds

Qeveria izraelite po përgatitet të vendosë sanskione ndaj gazetës Haaretz, me pretendimin se në lajmet e saj për sulmet e ushtrisë kundër Gazës që nga 7 tetori, “ka publikuar propagandë subversive dhe të pabaza dhe publikime provokuese kundër shtetit”, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim të zyrës së ministrit izraelit të Komunikimeve Shlomo Karhi, ky i fundit i ka sugjeruar qeverisë që të mos bëhen shpallje publike në gazetën Haaretz dhe të ndërpriten abonimet.

Ministri Karhi ka thënë se arsyeja e propozimit të tij për qeverinë ishte “propaganda subversive dhe e pabazë e gazetës Haaretz gjatë luftës dhe botimet e saj provokuese kundër shtetit të Izraelit”.

Karhi ka thënë se ai ka i ka paraqitur një propozim qeverisë për të “ndaluar financimin e gazetës Haarez në çfarëdo mënyre, siç është ndalimi i reklamave dhe tarifave të abonimit për të gjithë përdoruesit e qeverisë, duke përfshirë ushtrinë izraelite, policinë, Inteligjencën e Brendshme Shin-Bet (Shabak), ministritë dhe çdo kompani publike”.

Duke pretenduar se gazeta “miratoi një linjë sulmi që minon qëllimet e luftës, dobëson përpjekjet ushtarake dhe qëndrueshmërinë sociale”, Karhi ka pohuar se ndalimi i blerjes së shërbimeve nga ana e institucioneve shtetërore nga gazeta Haaretz do të zvogëlojë dëmin e rëndë të ndier nga qytetarët izraelitë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın