Bota

Qeveria e Gazës: Izraeli po bën "dezinformim sistematik" për të shmangur përgjegjësinë e urisë në Gaza

Qeveria në Gaza ka deklaruar se Izraeli po bën "fushatë sistematike të dezinformimit" për të shmangur përgjegjësinë për politikën e tij të "urisë" kundër palestinezëve në Rripin e Gazës

Nour Mahd Ali Abuaisha, Zeynep Tüfekci Gülay  | 29.05.2025 - Përdıtësım : 30.05.2025
Qeveria e Gazës: Izraeli po bën "dezinformim sistematik" për të shmangur përgjegjësinë e urisë në Gaza

Gaza

Qeveria në Gaza ka deklaruar se Izraeli po bën "fushatë sistematike të dezinformimit" për të shmangur përgjegjësinë për politikën e tij të "urisë" kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza, u vu re se Izraeli po përhap një sërë gënjeshtrash për të mbuluar krimin e tij duke lënë civilët në uri në Rripin e Gazës.

"Vetë Izraeli është pala që pengon institucionet ndërkombëtare të shpërndajnë ndihmë humanitare për familjet palestineze", thuhet në deklaratën në të cilën pamjet e "njerëzve që vuajnë nga uria e rëndë" në Gaza që hyjnë me forcë në një depo që i përket Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara (OKB) me shpresën për të gjetur ushqim përshkruhen si "incident shqetësues si pasojë e katastrofës humanitare me të cilën përballen civilët në Gaza".

Më tej në deklaratë theksohet se Izraeli po bën "fushatë sistematike të dezinformimit" për të shmangur përgjegjësinë për politikën e tij të "urisë" kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Pasi tërhiqet vëmendja se akuzat se "qeveria në Gaza po ruan tonelata miell në depot në rajon" janë të pabaza, në deklaratë bëhet e ditur se "Incidenti në fjalë ndodhi në një depo që i përkiste WFP-së. Nuk ka të bëjë fare me qeverinë në Gaza apo ndonjë institucion lokal".

Deklarata vuri në dukje se Izraeli ka "penguar Programin Botëror të Ushqimit të shpërndajë ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë në Gaza dhe për afërsisht 90 ditë ka penguar hyrjen në rajon të mijëra kamionëve me ndihmë humanitare.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee publikoi pamje në llogarinë e tij në mediat sociale të palestinezëve që hynin me forcë në një depo ushqimore të WFP-së në qendër të Rripit të Gazës, duke pretenduar se depoja i përket Hamasit.

"Hamasi është përpjekur të përhapë gënjeshtrën e urisë për muaj të tërë, por doli që Hamasi kishte ruajtur tonelata miell në depot e tij", pretendon Adraee.

Ndërsa në një deklaratë nga WFP-së thuhet se dy persona humbën jetën si pasojë e hyrjes me forcë në një depo të WFP-së "me shpresën për të gjetur ushqim për njerëzit që vuajnë nga uria e rëndë" në Gaza ku Izraeli ka kufizuar hyrjen e ndihmës humanitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın