Bota

Qendra e karantinës e themeluar nga Perandoria Osmane në Palestinë ende ofron shërbime shëndetësore

Zyrtari i Ministrisë palestineze të Turizmit dhe Artefakteve Historike, Dr. Talib Xhibran, tha për AA se ndërtesa e karantinës është ndërtuar në atë mënyrë që sugjeron se ajo dikur ishte strukturë e rëndësishme gjatë periudhës osmane

Qais Omar Darwesh Omar, Muhammed Semiz, Safiye Karabacak  | 03.09.2020 - Përdıtësım : 04.09.2020
Qendra e karantinës e themeluar nga Perandoria Osmane në Palestinë ende ofron shërbime shëndetësore ( Issam Rimawi - Anadolu Agency )

Ramallah

AVAD ER-RACUB

Qendra e karantinës e quajtur "Tahaffuzhane", e cila u themelua në qytetin e El-Halil (Hebron) në Bregun Perëndimor gjatë periudhës osmane, ende vazhdon të shërbejë si poliklinikë.

E ndërtuar në vitin 1848 gjatë sundimit të Sulltan Abdulmexhidit, ndërtesa historike, e cila duket si një kështjellë e rrethuar me mure guri, në brendësi ka dhoma për pacientë dhe dhoma të përgatitura për periudhën e rikuperimit. Përveç kësaj, ekziston një kopsht midis këtyre dy pjesëve.

Qendra e karantinës e themeluar nga Perandoria Osmane në Palestinë ende ofron shërbime shëndetësore

Qendra e karantinës e quajtur "Tahaffuzhane", e cila u themelua në qytetin e El-Halil (Hebron) në Bregun Perëndimor gjatë periudhës osmane, ende vazhdon të shërbejë si poliklinikë. E ndërtuar në vitin 1848 gjatë sundimit të Sulltan Abdulmexhidit, ndërtesa historike, e cila duket si një kështjellë e rrethuar me mure guri, në brendësi ka dhoma për pacientë dhe dhoma të përgatitura për periudhën e rikuperimit. Përveç kësaj, ekziston një kopsht midis këtyre dy pjesëve. ( Issam Rimawi - Anadolu Agency )

Zyrtari i Ministrisë palestineze të Turizmit dhe Artefakteve Historike, Dr. Talib Xhibran, tha për Anadolu Agency (AA) se ndërtesa e karantinës është ndërtuar në atë mënyrë që sugjeron se ajo dikur ishte strukturë e rëndësishme gjatë periudhës osmane.

Xhibran tregon se ndërtesa, e cila është në formë katrore, ka një oborr dhe dhoma për përdorime të ndryshme.

Ndërkaq, Prof. Dr. Shevket Hixhe, tha se ekziston një mbishkrim në portën kryesore të ndërtesës ku thuhet se ajo është ndërtuar në vitin 1848 gjatë sundimit të Sulltan Abdulmexhdit.

Sipas tij, ndërtesa është një strukturë e përsosur osmane me tiparet e saj të brendshme dhe të jashtme.

"Objekte të tilla ndërtoheshin në Evropë dhe tokat arabe për të luftuar epidemitë. Megjithatë, kjo ndërtesë në El-Halil mendohet të jetë lloji i dytë i tillë pas asaj të ndërtuar në Damask në vitin në 1834”, tregon Hixhe.

Hixhe deklaroi se ndërtesa fillimisht u quajt “Tahaffuzhane”, që ka kuptimin si "Qendër e Karantinës", ndërkohë që në rajone të tjera ajo ishte e njohur si "Es-Saraja", që do të thotë ndërtesë qeveritare. Ai tha se kupola dhe harqet e ndërtesës historike të ndërtuar në formën e një kështjelle e bëjnë atë më ndryshe.

"Ndërtesa u përdor si qendër karantine dhe ndërtesë qeveritare në të kaluarën. Objekti, i cili u shndërrua në qendër shëndetësore rreth një shekull më parë gjatë mandatit britanik, vazhdon të ofrojë shërbime shëndetësore edhe sot", tha Hixhe.

Ndërtesa u përdor për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive

Drejtori i Poliklinikës, Dr. Mahmud Beshir Duvejk, deklaroi se në kohën e ndërtimit të saj, ndërtesa u përdor për të zbuluar nëse njerëzit që vinin në El-Halil kishin sëmundje të mundshme infektive.

Ai tha se ata që nuk kishin probleme shëndetësore, largoheshin nga qendra, ndërsa personat që tregonin shenja të sëmundjeve futeshin në karantinë në dhoma të veçanta në pjesën jugore të ndërtesës.

"Ndërtesa është e ndarë në dy pjesë përmes kopshtit. Ka dhoma karantine në jug dhe këto dhoma aktualisht janë të mbyllura plotësisht, nuk dihet se çfarë ka brenda. Ndërkaq, dhomat në pjesën veriore përdoreshin për ata që shëroheshin për të kaluar periudhën e tyre të rimëkëmbjes”, thotë Duvejk.

Po ashtu, Duveyk tregon se ka një varrezë të madhe jashtë kalasë për varrimin e të vdekurve.

"Ndërtesa aktualisht përdoret si poliklinikë nën Ministrinë palestineze të Shëndetësisë. Ajo ruan akoma vlerën dhe bukurinë e saj historike”, u shpreh drejtori i poliklinikës, Duvejk.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın