"QatarEnergy" ndalon prodhimin e LNG-së për shkak të sulmeve ushtarake
"QatarEnergy" pezulloi sot prodhimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), pasi sulmet me dronë shënjestruan objektet kryesore të energjisë në shtetin e Gjirit, njoftoi kompania
Ankara
"QatarEnergy" pezulloi sot prodhimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), pasi sulmet me dronë shënjestruan objektet kryesore të energjisë në shtetin e Gjirit, njoftoi kompania, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se dy dronë të nisur nga Irani goditën zonën në qytetin industrial Mesaieed dhe qytetin industrial Ras Laffan.
Sipas ministrisë, një dron goditi një rezervuar uji në një termocentral në Mesaieed ndërsa i dyti shënjestroi një objekt energjetik në Ras Laffan që i përkiste "QatarEnergy". Nuk u raportuan viktima.
Pas sulmeve, "QatarEnergy" njoftoi se ka ndërprerë prodhimin e LNG-së dhe produkteve të lidhura me të në objektet e prekura, duke përmendur situatën e sigurisë.
Autoritetet thanë se vlerësimet e dëmeve janë duke vazhduar dhe detaje të mëtejshme do të njoftohen në kohën e duhur.
"QatarEnergy" tha se i vlerëson marrëdhëniet e saj me palët e interesuara dhe do të vazhdojë të ofrojë përditësime sapo të bëhen të disponueshme më shumë informacione.
