QatarEnergy konfirmon sulmin me raketa në uzinën e gazit Ras Laffan
“Ekipet e reagimit emergjent u angazhuan menjëherë për të vënë nën kontroll zjarret e shkaktuara, pasi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme”, tha kompania
Stamboll
Kompania shtetërore QatarEnergy njoftoi se të mërkurën në mbrëmje u krye një sulm me raketa ndaj Qytetit Industrial Ras Laffan, lokacioni kryesor i Katarit për prodhimin e gazit natyror të lëngëzuar, transmeton Anadolu.
“Ekipet e reagimit emergjent u angazhuan menjëherë për të vënë nën kontroll zjarret e shkaktuara, pasi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme”, tha kompania në një deklaratë.
Nuk u raportuan viktima.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
