"Qëndrimi i NATO-s për Ukrainën nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt"
"Në afat të shkurtër nuk shoh potencialin që NATO të ndryshojë qëndrimin e saj si BE-ja dhe të fillojë të bëjë gjëra konkrete për të siguruar hyrjen e Ukrainës në Aleancë", tha Kuleba

Kiev
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se NATO në të ardhmen e afërt nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për një faqe ukrainase të lajmeve, Kuleba vuri në dukje se nuk sheh aktualisht ndonjë parakusht që NATO të ndryshojë politikën e saj lidhur me anëtarësimin e vendit të tij.
"Ukraina do të vazhdojë të qëndrojë në rrugën e saj të integrimit euroatlantik. Por, në afat të shkurtër nuk shoh potencialin që NATO të ndryshojë qëndrimin e saj si Bashkimi Evropian dhe të fillojë të bëjë gjëra konkrete për të siguruar hyrjen e Ukrainës në Aleancë", tha Kuleba.
Ai potencoi se nga NATO është marrë vendim jozyrtar për çështjen e Ukrainës. "Aleanca, si union do të luajë role dytësore, në mënyrë që Rusia të mos përdorë argumentin se është në luftë me NATO-n. Aktualisht janë riformuar paketat e ndihmës, aty do të ndodhë diçka, por në aspektin strategjik u vendos që NATO nuk do të jetë në plan të parë për të mbështetur Ukrainën", tha Kuleba.
Shefi i diplomacisë ukrainase shtoi se duhet të bëhet një ndarje e fuqishme mes ndihmës së ardhur nga SHBA-ja si anëtare e NATO-s dhe ndihmës së ardhur nga NATO.