Bota

Që nga viti 1995, mbi 1.800 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në mbarë botën

Të dhënat tregojnë se midis viteve 2012-2012, në mbarë botën 905 gazetarë ose punonjës të medias u vranë në krye të detyrës, pothuajse dy vdekje për çdo javë

Gülsüm İncekaya  | 05.04.2022 - Përdıtësım : 06.04.2022
Që nga viti 1995, mbi 1.800 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në mbarë botën Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Më shumë se 1.800 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në mbarë botën në 27 vitet e fundit, ku shumica ranë pre e luftës, konfliktit, grupeve terroriste dhe bandave të krimit të organizuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e mbledhura nga burime të ndryshme nga AA në prag të Ditës së përkujtimit të gazetarëve të vrarë në Turqi, të paktën 1.814 gazetarë u vranë midis viteve 1995 dhe 2022.

Kjo ditë festohet në Turqi në kujtim të gazetarit osman, Hasan Fehmi Bey, i cili u vra nga sulmues të paidentifikuar në Stamboll më 6 prill të vitit 1909.

Të dhënat tregojnë se midis viteve 2012-2012, në mbarë botën 905 gazetarë ose punonjës të medias u vranë në krye të detyrës, pothuajse dy vdekje për çdo javë.

Sipas të dhënave, më shumë se 50 për qind e të gjithë gazetarëve dhe stafit të medias të vrarë që nga viti 1995 kanë humbur jetën në zona lufte dhe konflikti ose në zona ku ishin aktive grupet terroriste ose bandat e krimit të organizuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës, të paktën 18 gazetarë, përfshirë gjashtë gazetarë të huaj, janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia filloi luftën më 24 shkurt.

Me krimin e organizuar të papërmbajtur, Meksika renditet si vendi më i rrezikshëm për gazetarët dhe punonjësit e medias, me 143 gazetarë, përfshirë 11 femra, të vrarë midis viteve 2000 dhe 2021.

Sipas raportit të Indeksit Global të Mosndëshkimi 2021, të përgatitur nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, Somalia është vendi numër një në botë për vrasjet e pazgjidhura të gazetarëve, e ndjekur nga Siria, Iraku, Sudani i Jugut, Afganistani, Meksika, Filipinet, Brazili, Pakistani, Rusia, Bangladeshi dhe India.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın