Bota

Përvjetori i parë i vrasjes së ish-liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh

- Ka kaluar një vit që nga vdekja e Ismail Haniyeh, kreut të Byrosë politike të Hamasit, i cili u vra teksa ndodhej në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri iranian

Hamdi Yıldız  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
Përvjetori i parë i vrasjes së ish-liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Ka kaluar një vit që nga vdekja e Ismail Haniyeh, kreut të Byrosë politike të Hamasit, i cili u vra teksa ndodhej në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri iranian, transmeton Anadolu.

Lëvizja Hamas lëshoi një njoftim për media me rastin e përvjetorit të vdekjes së Ismail Haniyeh.

"Saktësisht një vit kaloi që nga vrasja e udhëheqësit të madh kombëtar, kryetarit të Byrosë politike të Hamasit dhe ish-kryeministrit palestinez, Ismail Haniyeh, nga sionistë vrasës dhe duar të pabesë në agim të 31 korrikut 2024, në Teheran, kryeqytetin e Iranit", tha Hamasi në deklaratë.

"Politika e vrasjeve e zbatuar nga forcat pushtuese izraelite kundër udhëheqësve dhe simboleve të Lëvizjes nuk ka pasur asnjë rezultat tjetër përveç rritjes së angazhimit të Lëvizjes ndaj të drejtave dhe aspiratave të popullit palestinez", thuhet në deklaratë.


- Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Iran

Haniyeh ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri iranian, Masoud Pezeshkian.

Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane njoftoi në një deklaratë mëngjesin e 31 korrikut se një sulm është kryer në rezidencën e Haniyeh në Teheran.

Ndërsa Irani dhe Lëvizja Hamas e mbajnë Izraelin përgjegjës për vrasjen, zyrtarët izraelitë janë përmbajtur nga deklaratat lidhur me incidentin.

Haniyeh u zgjodh kryetar i Byrosë politike të Hamasit nga Këshilli Shura i Hamasit më 6 maj 2017, duke zëvendësuar Khaled Meshaal.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın