Përmbytjet shkaktojnë gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Kabardino-Balkaria në Rusinë jugore
Të paktën 342 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të rreziqeve të vazhdueshme të përmbytjeve në Rusinë jugore

Tyrnyauz
Rreziku nga përmbytjet e rënda vazhdoi sot në Tyrnyayz, një qytet në rajonin Kabardino-Balkaria të Rusisë, pasi lumi Gerkhozhan-Su doli nga shtrati, raporton Anadolu.
Reshjet e dendur të shiut shkaktuan rrjedhën e baltës, e cila përshkoi kanalin e projektuar për kontrollin e përmbytjeve të lumit Gerkhozhan-Su, duke çuar në përmbytje të papritura urbane.
Autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Elbrus pasi rritja e nivelit të ujërave përbën kërcënim serioz për komunitetin përreth. Ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri të lartë.
Të paktën 342 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të rreziqeve të vazhdueshme të përmbytjeve në Rusinë jugore.
Përmbytjet në Tyrnyauz janë një rrezik natyror i përsëritur, i shkaktuar kryesisht nga terreni malor i zonës, shkrirja e akullnajave dhe reshjet e dendura të shiut. Qyteti shtrihet në një luginë të ngushtë lumi, duke e bërë atë veçanërisht të prekshëm nga rrjedhjet e baltës, rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e menjëhershme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.