Përmbytjet nga baticat godasin lagjen Muara Angke në Xhakartën Veriore
Uji i detit filloi të rritet në mëngjes, duke arritur lartësinë deri në gju në disa vende dhe duke i detyruar banorët të ecin nëpër ujërat e përmbytjes teksa siguronin sendet e tyre personale
Xhakarta Veriore
Përmbytjet nga baticat kane goditur lagjen Muara Angke në Xhakartën Veriore të Indonezisë duke përmbytur zonat e banimit dhe duke ndërprerë aktivitetet e përditshme, raporton Anadolu.
Uji i detit filloi të rritet në mëngjes, duke arritur lartësinë deri në gju në disa vende dhe duke i detyruar banorët të ecin nëpër ujërat e përmbytjes teksa siguronin sendet e tyre personale.
Ekipet lokale të emergjencës u vendosën për të ndihmuar me evakuimet dhe për të monitoruar kushtet e baticës.
Autoritetet paralajmëruan se nivelet e ujit mund të vazhdojnë të ndryshojnë në ditët e ardhshme, ndërsa valët e baticës së lartë vazhdojnë.
