Bota

Përmbytjet ndërpresin aksesin në disa qytete dhe fshatra në Marok

Ushtria marokene dërgoi ndihma ushqimore në disa fshatra të rrethuar nga ujërat e përmbytjeve si pasojë e reshjeve intensive dhe evakuoi banorët në disa zona

Abdulbesar Ademi  | 08.02.2026 - Përdıtësım : 08.02.2026
Përmbytjet ndërpresin aksesin në disa qytete dhe fshatra në Marok

Rabat

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Marok, duke ndërprerë qasjen drejt disa qyteteve dhe fshatrave, raporton Anadolu.

Ushtria marokene dërgoi ndihma ushqimore në disa fshatra të rrethuar nga ujërat e përmbytjeve si pasojë e reshjeve intensive dhe evakuoi banorët në disa zona.

Ministria e Punëve të Brendshme e Marokut tha se reshjet e forta kanë shkaktuar përmbytje dhe dalje të lumenjve nga shtrati në pjesë të ndryshme të vendit.

Të premten, ministria njoftoi se më shumë se 154 mijë persona ishin evakuuar nga provincat e prekura nga përmbytjet gjatë 10 ditëve të fundit, ndërsa reshjet e vazhdueshme të shiut vazhdojnë të vështirësojnë operacionet e shpëtimit dhe ndihmës.

Maroku ka mbetur në gjendje gatishmërie të lartë për mot ekstrem pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën qytetin perëndimor Safi në dhjetor të vitit 2025, ku humbën jetën 37 persona, një katastrofë që vazhdon të ndikojë në përpjekjet e vendit për reagim emergjent.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın