Bota

Përmbytje vdekjeprurëse godasin Teksasin, stuhitë e forta shkaktojnë evakuime

- Policia e qytetit Kerrville në bashkëpunim me ekipet e zjarrfikësve evakuoi banorët derisa uji përmbyti rrugët në të gjithë qytetin, i cili ndodhet rreth 93 kilometra në veriperëndim të San Antonios

Abdulbesar Ademi  | 04.07.2025 - Përdıtësım : 04.07.2025
Përmbytje vdekjeprurëse godasin Teksasin, stuhitë e forta shkaktojnë evakuime

Shkup

KERRVILLE (AA) - Stuhitë e forta shkaktuan përmbytje të rënda përgjatë lumit Guadalupe në Teksas, duke rezultuar në disa viktima, evakuime masive dhe operacione emergjente shpëtimi, transmeton Anadolu.

Gjykatësi i qarkut Kerr, Rob Kelly, raportoi të paktën gjashtë viktima për shkak të përmbytjeve katastrofike, si dhe shprehu frikën se numri mund të rritet. Rrethanat e sakta të vdekjeve nuk u bënë menjëherë të ditura, pasi autoritetet po punojnë për të njoftuar familjet e viktimave.

Lumi Guadalupe u rrit ndjeshëm brenda pak orësh, duke arritur 29.86 këmbë në qytetin Comfort pasi ishte ngritur me 22 këmbë për vetëm 30 minuta. Në Kerrville, niveli i ujit u rrit me 21.6 këmbë për një orë, duke arritur në 11.64 këmbë.

Autoritetet në qarkun Kerr e përshkruan situatën si “jashtëzakonisht aktive”, duke i bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në vend dhe të shmangin udhëtimet. Të gjithë ata që ndodheshin pranë përrenjve apo lumit Guadalupe u kërkua të ngjiteshin menjëherë në zona më të larta.

Policia e qytetit Kerrville në bashkëpunim me ekipet e zjarrfikësve evakuoi banorët derisa uji përmbyti rrugët në të gjithë qytetin, i cili ndodhet rreth 93 kilometra në veriperëndim të San Antonios.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) lëshoi një paralajmërim për përmbytje të menjëhershme për pjesë të qarkut jugperëndimor Concho dhe juglindor Tom Green, i vlefshëm deri në orën 10:30 të mëngjesit me kohën lokale.

NWS paralajmëroi për përmbytje të rrezikshme për jetën që po prekin zona urbane, autostrada dhe nënkalime. Zyra e Shërbimit të Motit në San Angelo raportoi gjithashtu disa raste rrugësh dhe banesash të përmbytura në qarkun Tom Green.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın