Bota

Përmbytje në Jemen, shpërngulen mbi 4.600 familje

Raportet e Zyrës së OKB-së për koordinim të gjërave humanitare në Jemen tregojnë se reshjet e dendura më 24 dhe 25 mars goditën disa rajone të vendit

Mohammed Abdo Ali Ahmed Al Sameai, Ali Semerci  | 01.04.2020 - Përdıtësım : 02.04.2020
Përmbytje në Jemen, shpërngulen mbi 4.600 familje

Stamboll

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se për shkak të përmbytjeve në Jemen janë shpërngulur 4.625 familje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raportet e Zyrës së OKB-së për koordinim të gjërave humanitare në Jemen tregojnë se reshjet e dendura më 24 dhe 25 mars përfshinë zonat Lahi, Aden, Abyan, Taiz, Ad-Dali, Al-Mahra dhe Hadhramaut.

Në raport thuhet se për shkak të reshjeve të dendura në Aden, janë përmbytur shtëpi dhe trafiku në qarkun Al-Mualla dhe Kraytar. Në Hadhramaut janë shembur disa shtëpi dhe ura ndërsa dëme kanë ndodhur edhe në rrjetet e ujësjellësit dhe sipërfaqen bujqësore.

Sipas të dhënave, 4.625 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın