Putini i bën thirrje Kievit dhe BE-së të ndërmarrin hapa drejt paqes në Ukrainë
"Tani topi është, para së gjithash, në anën e krerëve të regjimit të Kievit dhe në këtë rast, mbi të gjitha, sponsorëve të tyre evropianë", tha Putin
Moskë
Presidenti rus, Vladimir Putin, të premten i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) dhe Ukrainës të ndërmarrin hapa drejt paqes në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Duke folur në një konferencë të posaçme për shtyp në fund të vitit në Moskë, Putin tha se topi është në fushën e Kievit dhe Brukselit, ndërsa Rusia është gati për kompromis.
"Tani topi është, para së gjithash, në anën e krerëve të regjimit të Kievit dhe në këtë rast, mbi të gjitha, sponsorëve të tyre evropianë", tha ai.
Udhëheqësi rus vlerësoi si "serioze dhe të sinqerta" përpjekjet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që synojnë t'i japin fund konfliktit në Ukrainë.
"Ne gjithashtu do të donim shumë të jetonim vitin e ardhshëm në kushte paqeje dhe pa konflikte ushtarake. Dhe e përsëris edhe një herë: ne do të donim shumë, ne po përpiqemi të zgjidhim të gjitha çështjet e diskutueshme përmes negociatave", tha ai.
Putin tha se kur u takua me Trumpin në Anchorage, Alaska në gusht, ai miratoi planin e paqes të SHBA-së për t'i dhënë fund konfliktit, i cili po i afrohet kufirit katërvjeçar.
"Me të mbërritur në Anchorage, thashë se këto nuk do të ishin vendime të lehta për ne. Por ne pajtohemi me kompromiset që na janë propozuar", tha ai.
"Jemi gati për bisedime dhe për t'i dhënë fund konfliktit duke përdorur mjete paqësore", tha Putin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
