Bota

Putini bisedë telefonike me kryeministrin hungarez për Samitin me Trumpin në Budapest

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin diskutoi në telefon me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban lidhur me Samitin që ai do të zhvillojë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump

Dmitri Chirciu  | 17.10.2025 - Përdıtësım : 17.10.2025
Putini bisedë telefonike me kryeministrin hungarez për Samitin me Trumpin në Budapest

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin diskutoi në telefon me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban lidhur me Samitin që ai do të zhvillojë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putini dhe Orban zhvilluan bisedë telefonike. Gjatë bisedës, Putini e informoi Orbanin lidhur me telefonatën që ai zhvilloi dje me Trumpin.

"Duke patur parasysh mundësinë e mbajtjes së një samiti ruso-amerikan në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, pritet që gjatë takimeve që do mbahen me përfaqësuesit amerikanë të diskutohet një algoritëm në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë në kontekstin e gjetjes së mënyrave për të zgjidhur në mënyrë paqësore krizën ukrainase", tha Putini.

Kryeministri hungarez Orban shprehu gatishmërinë e tij për të siguruar kushtet e nevojshme për mbajtjen e një samiti ruso-amerikan në Budapest.

- Biseda telefonike Putin-Trump

Putini dhe Trumpi dje zhvilluan telefonatën e tyre të tetë. Biseda, e cila zgjati afërsisht dy orë e gjysmë, trajtoi çështje që lidhen me situatën në Lindjen e Mesme dhe krizën ukrainase.

Të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen në Budapest dhe të bëjnë përgatitjet e nevojshme për këtë samit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın