Putin urdhëron krijimin e një “zone tampon” përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë
Presidenti rus i përshkroi metodat e trupave ukrainase dhe mercenarëve të huaj kundër Rusisë si “metoda terroriste”

Moskë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se ai urdhëroi krijimin e një “zone sigurie tampon” përgjatë kufirit midis Rusisë dhe Ukrainë, transmeton Anadolu.
“Është marrë një vendim për të krijuar një zonë të nevojshme sigurie tampon përgjatë kufijve tanë. Njësitë tona ushtarake aktualisht po e trajtojnë këtë detyrë”, tha Putin në një takim të qeverisë në Moskë.
Presidenti rus i përshkroi metodat e trupave ukrainase dhe mercenarëve të huaj kundër Rusisë si “metoda terroriste”.
“Në mënyrë tipike, kundërshtari zgjedh objektivat që nuk kanë asnjë rëndësi ushtarake, strukturat civile, ndërtesat e banimit dhe civilët. Incidentet e fundit shërbejnë si provë e pohimeve të mia, gjatë sulmeve me dron dhe misioneve të sabotimit janë vënë në shënjestër automjetet civile, përfshirë ambulancat dhe pajisjet e fermave”, tha ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.