Putin: Rusia synon të zhvillojë partneritet me vendet e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait
Në një deklaratë të publikuar nga Kremlini, thuhet se Putin u takua në Moskë me krerët e delegacioneve që morën pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Qeverive të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO)
Moskë
MOSKË (AA) - Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) kontribuon në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin euroaziatik dhe në krijimin e një sistemi të ri sigurie, duke theksuar se "Rusia synon të zhvillojë partneritete me vendet e SCO-së", transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të publikuar nga Kremlini, thuhet se Putin u takua në Moskë me krerët e delegacioneve që morën pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Qeverive të SCO-së.
Duke folur në takim, Putin vuri në dukje se Rusia kryesoi SCO-në këtë vit dhe se afërsisht 30 ngjarje të SCO-së u mbajtën në qytete të ndryshme në të gjithë Rusinë, veçanërisht në Moskë.
Putin tha se vëllimi tregtar i Rusisë me vendet e SCO-së arriti në 409 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe se kjo shifër vazhdon të rritet. "Pjesa e monedhave kombëtare në pagesat tregtare midis anëtarëve të organizatës është vazhdimisht në rritje. Kjo pjesë tejkalon 97 për qind të tregtisë së vendit tonë me partnerët e SCO-së", shtoi ai.
Putin vuri në dukje se po ndërmerren hapa për të zhvilluar infrastrukturën e pagesave brenda SCO-së dhe theksoi se krijimi i Bankës së Zhvillimit të SCO-së ishte në agjendë.
Pasi theksoi mbështetjen e tyre për zhvillimin e bashkëpunimit me vendet e SCO-së, Putin shprehu :
"SCO kontribuon në procesin e sigurimit të paqes dhe stabilitetit në rajonin euroaziatik, duke iu kundërvënë kërcënimeve të ndryshme dhe duke krijuar një sistem të ri të ekuilibruar sigurie. Qëllimi ynë i përbashkët është të rrisim autoritetin dhe ndikimin e SCO-së në kontinentin euroaziatik dhe në të gjithë botën. Rusia synon të zhvillojë partneritete me vendet e SCO-së".
Takimi i Këshillit të Kryetarëve të Qeverive të SCO-së u mbajt në Moskë. Këtë vit, SCO-në e kryeson Rusia.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
