Bota

Putin: Rusia mund të paguajë 1 miliard dollarë nga asetet e ngrira për anëtarësimin në "Bordin e Paqes" të Trumpit

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se e ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme ruse ta shqyrtojë propozimin për t'iu bashkuar "Bordit të Paqes" për Gazën

Elena Teslova  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Putin: Rusia mund të paguajë 1 miliard dollarë nga asetet e ngrira për anëtarësimin në "Bordin e Paqes" të Trumpit

Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se Moska mund të paguajë 1 miliard dollarë nga asetet e ngrira, shumë e nevojshme për anëtarësim të përhershëm në “Bordin e Paqes”, një organ i ri ndërkombëtar i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu.

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurisë të Rusisë në Moskë, Putin deklaroi se e ka udhëzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë që ta shqyrtojë propozimin për t’iu bashkuar këtij organi të promovuar nga SHBA-ja dhe të koordinojë qëndrimin me partnerët.

“Ne mund të dërgojmë 1 miliard dollarë amerikanë nga asetet ruse të ngrira gjatë administratës së mëparshme amerikane në Bordin e Paqes”, tha ai.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi formimin e Bordit të Paqes, së bashku me miratimin e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës – një nga katër organet e përcaktuara për të menaxhuar fazën tranzitore në enklavë.

Sipas deklaratave të liderëve botërorë të ftuar për t’iu bashkuar bordit, anëtarësimi është falas për tre vitet e para, ndërsa më pas anëtarësimi i përhershëm kushton 1 miliard dollarë.

Krijimi i bordit përkoi me nisjen e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit që ndaloi luftën e Izraelit në Gaza – një konflikt që ka vrarë më shumë se 71.000 persona dhe ka plagosur mbi 171.000 të tjerë që nga tetori i vitit 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın