Bota

Putin paralajmëron: Rusia do të përdorë "të gjitha llojet e armëve" nëse Ukraina siguron armë bërthamore

"Në rast se Ukraina merr armë bërthamore nga Perëndimi, ne do të përdorim gjithçka, dua ta theksoj këtë, të gjitha mjetet e shkatërrimit në dispozicion të Rusisë. Ne nuk do ta lejojmë këtë", u tha Putin gazetarëve

Elena Teslova  | 28.11.2024 - Përdıtësım : 29.11.2024
Putin paralajmëron: Rusia do të përdorë "të gjitha llojet e armëve" nëse Ukraina siguron armë bërthamore

Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se nëse Perëndimi transferon armë bërthamore në Ukrainë, Rusia do të përgjigjet me të gjitha armët në dispozicion, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, Putin u zotua të parandalojë "shfaqjen" e armëve bërthamore në Ukrainë.

"Në rast se Ukraina merr armë bërthamore nga Perëndimi, ne do të përdorim gjithçka, dua ta theksoj këtë, të gjitha mjetet e shkatërrimit në dispozicion të Rusisë. Ne nuk do ta lejojmë këtë", u tha Putin gazetarëve, duke komentuar veprimet e mundshme në të ardhmen nga Rusia nëse Kievi pajiset me armë bërthamore.

Mediat amerikane pretenduan të mërkurën se disa zyrtarë amerikanë dhe evropianë mbrojnë idenë që Ukraina të sigurojë armë atomike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.