Bota

Putin nënshkruan urdhrin për përbërjen e delegacionit rus për të zhvilluar bisedime me Ukrainën në Stamboll

Urdhri thotë se delegacioni do të kryesohet nga ndihmësi presidencial, Vladimir Medinsky dhe do të përfshijë edhe zv/ministrin e jashtëm, kreun e inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm Rus dhe zv/ministrin e mbrojtjes

Burç Eruygur  | 15.05.2025 - Përdıtësım : 15.05.2025
Putin nënshkruan urdhrin për përbërjen e delegacionit rus për të zhvilluar bisedime me Ukrainën në Stamboll Foto: Kremlin

Stamboll

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një urdhër për përbërjen e delegacionit të vendit të tij, i cili nesër do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll, transmeton Anadolu.

Urdhri, i cili u njoftua nga Kremlini, thotë se delegacioni do të kryesohet nga ndihmësi presidencial, Vladimir Medinsky dhe do të përfshijë edhe zv/ministrin e Punëve të Jashtme, Mikhail Galuzin, kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm Rus, Igor Kostyukov dhe zv/ministrin e Mbrojtjes, Alexander Fomin.

Urdhri gjithashtu miratoi një përbërje të ekspertëve për negociatat.

“Ky urdhër do të hyjë në fuqi në datën e nënshkrimit të tij”, tha Kremlini.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.