Bota

Putin: Liderët perëndimorë do të dukeshin "të neveritshëm" të zhveshur

“Nuk e di se si duan të zhvishen, sipër apo poshtë belit. Por, mendoj se do të ishte një pamje e neveritshme në të dyja rastet", tha Putin duke iu kundërpërgjigjur liderëve perëndimorë

Ekip  | 30.06.2022 - Përdıtësım : 01.07.2022
Putin: Liderët perëndimorë do të dukeshin "të neveritshëm" të zhveshur

Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin u është kundërpërgjigjur liderëve perëndimorë të cilët u tallen me paraqitjet e tij në aktivitetet sportive, duke thënë se do të dukeshin "të neveritshëm" nëse do të përpiqeshin të imitonin atë në zhveshje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin i bëri këto komente gjatë vizitës së tij në Turkmenistan të enjten herët kur u pyet për shakatë e bëra nga liderët perëndimorë në llogari të tij në Samitin e G7.

Ndërsa ata u ulën për bisedime, kryeministri britanik Boris Johnson bëri shaka se liderët e G7 mund të heqin rrobat e tyre për të "treguar se ne jemi më të ashpër se Putini" në mes të tensioneve Rusi-Perëndim për ndërhyrjen ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha me shaka se liderët perëndimorë mund të përpiqeshin të përshtatnin fotot ku Putin shfaqet i zhveshur nga beli e sipër në "shfaqje kalërimi me gjoks të zhveshur", një nga aventurat e tij sportive të publikuara gjerësisht.

Duke folur para gazetarëve, Putin u përgjigj se ndryshe nga ai, liderët perëndimorë konsumojnë alkoolin dhe nuk merren me sport.

“Nuk e di se si duan të zhvishen, sipër apo poshtë belit. Por, mendoj se do të ishte një pamje e neveritshme në të dyja rastet", tha Putin.

Ai vuri në dukje se për t'u dukur mirë "është e nevojshme të ndaloni abuzimin me alkoolin dhe zakonet e tjera të këqija, të bëni ushtrime fizike dhe të bëni aktivitete sportive".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın