Bota

Putin: Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga vendet e përshtatshme për takimin me Trumpin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga vendet e përshtatshme për takimin e tij me homologun amerikan, Donald Trump

Dmitri Chirciu  | 07.08.2025 - Përdıtësım : 07.08.2025
Putin: Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga vendet e përshtatshme për takimin me Trumpin

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë një nga vendet e përshtatshme për takimin e tij me homologun amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Putin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ndërsa priti presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Pallatin e Kremlinit. Ai tha se do të takohet me presidentin e SHBA-së, Trump në ditët në vijim dhe se të dyja palët janë të interesuara për takimin e nivelit të lartë.

Kur u pyet se në cilin vend do të zhvillohej samiti, Putin tha: "Kemi shumë miq të gatshëm të ndihmojnë në organizimin e takimeve të tilla. Një nga këta miq është presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Mendoj se do të vendosim, por ky është vend i përshtatshëm, do të jetë një nga vendet e përshtatshme".

Lidhur me mundësinë e takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Putin tha se kjo është e mundur, por se nuk janë përmbushur ende kushtet e nevojshme. Presidenti rus dje në Moskë u takua me përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-së Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Këshilltari i Politikës së Jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov u tha sot gazetarëve se ishte arritur marrëveshje midis Putinit dhe Trumpit për të mbajtur takimin në ditët në vijim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın