Bota

Putin bisedë telefonike me presidentin finlandez për sigurinë e Evropës

Në bisedë u theksua rëndësia e respektimit të parimit të pandashmërisë së sigurisë e cila është e përfshirë në dokumentet bazë të Organizatës për Sigurisë dhe Bashkëpunim në Evropë

Dmitri Chirciu  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 22.01.2022
Putin bisedë telefonike me presidentin finlandez për sigurinë e Evropës

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö për sigurinë e Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kremlinit thuhet se siguria në Evropë u diskutua në mënyrë të detajuar, në bisedën ku Putin njoftoi Niinistön për qasjet e Rusisë në këtë çështje dhe i tha se po presin përgjigje me shkrim nga SHBA-ja dhe NATO për propozimet e tyre të sigurisë.

Në bisedë u theksua rëndësia e respektimit të parimit të pandashmërisë së sigurisë e cila është e përfshirë në dokumentet bazë të Organizatës për Sigurisë dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Po ashtu në bisedën ku u diskutua edhe çështja për lindjen e Ukrainës, u ra dakord për nevojën e zbatimin në mënyrë të "plotë dhe të vazhdueshme" të marrëveshjes së Minskut lidhur me këtë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.