Bota

Pushohet nga puna gazetari italian që bëri pyetje për Gazën në Komisionin Evropian

"A besoni se Izraeli, i cili shkatërroi pothuajse të gjithë Rripin e Gazës dhe infrastrukturën civile, duhet të paguajë kompensim për rindërtimin e Gazës?", ishte pyetja e gazetarit italian Gabriele Nunziati

Selen Valente Rasquinho  | 05.11.2025 - Përdıtësım : 05.11.2025
Pushohet nga puna gazetari italian që bëri pyetje për Gazën në Komisionin Evropian

Bruksel

Gazetari i Agjencisë Italiane të Lajmeve "Nova", Gabriele Nunziati humbi punën pas pyetjes që bëri ndaj zëdhënësve të Komisionit Evropian (KE) lidhur me Gazën, raporton Anadolu.

Në konferencën për mediat më 13 tetor, gazetari italian Nunziati në Bruksel u drejtoi zëdhënësve të KE-së pyetjen: "Ju keni përsëritur vazhdimisht se Rusia duhet të paguajë kompensim për rindërtimin e Ukrainës. A besoni se Izraeli, i cili shkatërroi pothuajse të gjithë Rripin e Gazës dhe infrastrukturën civile, duhet të paguajë kompensim për rindërtimin e Gazës?".

Kryezëdhënësja Paula Pinho iu përgjigj pyetjes duke thënë: "Është sigurisht një pyetje interesante dhe nuk do të bëj ndonjë koment në këtë fazë".

Anëtari italian i Grupit të Majtë të Parlamentit Evropian (PE), Gaetano Pedulla njoftoi shkarkimin e Nunziatit disa ditë pas pyetjes.

Nunziati konfirmoi ngjarjen për gazetarin e AA-së ndërsa theksoi se nuk mund të zbulonte detajet.

KE-ja e kryesuar nga politikanja gjermane Ursula von der Leyen është kritikuar për mbajtjen e një qëndrimi pro-Tel Avivit kundër gjenocidit të Izraelit në Rripin e Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.