Bota

Punonjësit e hekurudhave protestojnë në Paris për thirrjen në polici të udhëheqësit të sindikatës

Protestuesit brohoritën parulla kundër asaj që e quajtën "kriminalizimi i sindikalizmit" dhe kërkuan mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdulbesar Ademi  | 04.11.2025 - Përdıtësım : 04.11.2025
Punonjësit e hekurudhave protestojnë në Paris për thirrjen në polici të udhëheqësit të sindikatës

Paris

Qindra punonjës hekurudhor janë mbledhur në kryeqytetin francez Paris për të protestuar pasi një përfaqësues i shquar i sindikatës u thirr për t’u marrë në pyetje nga policia lidhur me një protestë të kohëve të fundit, raporton Anadolu.

Demonstruesit u tubuan para një stacioni policor në nënprefekturën e 12-të, duke shprehur solidaritet me sekretarin federal të sindikatës SUD-Rail, Fabien Villedieu.

Villedieu iu drejtua protestave gjatë tubimit, para se të nisej për në stacionin policor për t’u marrë në pyetje.

Protesta u organizua pasi Villedieu u thirr për një “dëgjim të lirë” të planifikuar për ditën e sotme.

Sipas sindikatës dhe mediave franceze, thirrje lidhet me pushtimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Francës, e vendosur në lagjen Bercy, gjatë një greve më 18 shtator.

Gazeta ‘Liberation’, e cila pretendon se e ka konsultuar thirrjen, raportoi se Villedieu do të merret në pyetje për “ndërhyrje në ambiente ose tokë të rrethuar që lidhet me mbrojtjen kombëtare”.

Protestuesit brohoritën parulla kundër asaj që e quajtën "kriminalizimi i sindikalizmit" dhe kërkuan mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Policia zbatoi masa të gjera të sigurisë në zonë dhe demonstrata përfundoi pa incidente.

Më 29 tetor, sindikata SUD-Rail dënoi thirrjen e policisë, duke theksuar se "kolegu dhe shoku ynë në betejë është thirrur për t'u përgjigjur për pushtimin e ministrisë në Bercy".

SUD-Rail akuzoi qeverinë për përdorimin e "represionit" dhe "kërcënimit" për të heshtur zërat disidentë. Sindikata theksoi se ndërhyrja në ministri “kishte për qëllim të ishte simbolike, paqësore dhe nuk rezultoi në ndonjë dëmtim të pronës publike".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.