Bota

Punëtorët në periferi të Parisit në grevë, protestojnë kundër reformës së pensioneve dhe largimeve nga puna

Si pjesë e protestës, demonstruesit bllokuan hyrjen e një dyqani në qendrën tregtare 'La Defense', një nga zonat kryesore të biznesit të kryeqytetit francez

Abdulbesar Ademi  | 16.10.2025 - Përdıtësım : 16.10.2025
Punëtorët në periferi të Parisit në grevë, protestojnë kundër reformës së pensioneve dhe largimeve nga puna

Paris

Sindikata e Konfederatës së Përgjithshme të Punës (CGT) ka nisur një grevë në departamentin Hauts-de-Seine pranë Parisit, duke kërkuar shfuqizimin e reformës së pensioneve në Francë, paga më të larta dhe ndërprerjen e largimeve nga puna, raporton Anadolu.

Si pjesë e protestës, demonstruesit bllokuan hyrjen e një dyqani në qendrën tregtare 'La Defense', një nga zonat kryesore të biznesit të kryeqytetit francez.

Protesta vjen mes debateve dhe diskutimeve të vazhdueshme për buxhetin mbi një pezullim të mundshëm të reformës së pensioneve, ndërkaq protestuesit kërkuan tërheqjen e plotë të reformës.

Reforma e pensioneve, e miratuar në vitin 2023 nën ish-kryeministren Elisabeth Borne dhe më vonë e mbrojtur nga qeveritë e njëpasnjëshme, kërkoi rritjen graduale të moshës së daljes në pension në Francë nga 62 në 64 vjeç, duke shkaktuar një nga valët më të gjata të grevave në dekada.

Kryeministri Sebastian Lecornu, i cili u rikthye në detyrë javën e kaluar pasi dha dorëheqjen për një kohë të shkurtër mes trazirave politike, u tha ligjvënësve se do të propozojë një projektligj këtë vjeshtë për të ngrirë reformën deri në janar të vitit 2028, duke e mbajtur periudhën e kontributeve në 170 tremujorë

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.