Bota

Protestë në Londër kundër heshtjes së BBC-së për grevën e urisë të aktivistëve pro-palestinezë

Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe akuzuan median se po hesht, duke i bërë thirrje BBC-së t'i japë më shumë dukshmëri publike çështjes së aktivistëve pro-palestinezë që janë në grevë urie në Mbretërinë e Bashkuar

Ajdin Aliji  | 25.11.2025 - Përdıtësım : 25.11.2025
Protestë në Londër kundër heshtjes së BBC-së për grevën e urisë të aktivistëve pro-palestinezë Foto: Zeynep Demir / AA

Shkup

Demonstruesit u mblodhën jashtë selisë së BBC-së në Londër më 24 nëntor për të protestuar në mbështetje të gjashtë aktivistëve pro-palestinezë që janë në grevë urie në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadolu.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe akuzuan median se po hesht, duke i bërë thirrje BBC-së t'i japë më shumë dukshmëri publike çështjes.

Gjatë luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza janë mbajtur shumë protesta në Britani, duke mbrojtur të drejtat e popullit palestinez dhe duke bërë thirrje për ndaljen e gjenocidit izraelit në Gaza.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 342 palestinezë janë vrarë dhe gati 900 janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite që nga fillimi i armëpushimit.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë gati 70.000 njerëz në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur më shumë se 170.900 njerëz gjatë luftës dyvjeçare që e ka lënë pjesën më të madhe të enklavës në rrënoja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın