Bota

Protestë në Haifa të Izraelit kundër urisë në Gaza dhe sulmeve ndaj gazetarëve

Policia izraelite ndërhyri ndaj disa prej demonstruesve gjatë tubimit

Dzihat Aliju  | 12.09.2025 - Përdıtësım : 12.09.2025
Protestë në Haifa të Izraelit kundër urisë në Gaza dhe sulmeve ndaj gazetarëve Foto: Saeed Qaq/AA

Shkup

Demonstruesit u mblodhën në qytetin izraelit të Haifës për të protestuar kundër urisë në Rripin e Gazës dhe për të denoncuar sulmet ndaj gazetarëve nga forcat izraelite, raporton Anadolu.

Dhjetëra protestues mbanin pankarta me mbishkrime "Fëmijët po vdesin në Gaza, gazetarët po bëhen shënjestër", duke kërkuar t'i jepet fund krizës humanitare në enklavën e bllokuar.

Policia izraelite ndërhyri ndaj disa prej demonstruesve gjatë tubimit.

Ushtria izraelite ka vazhduar gjenocidin e saj në Rripin e Gazës të rrethuar, duke vrarë të paktën 64.600 palestinezë që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın