Bota

Protestuesit shënjestrojnë selinë e fabrikës "Rheinmetall" në Berlin për eksportet e mbrojtjes

Gjatë demonstratës, disa protestues u ngjitën në çatinë e ndërtesës për të shpalosur një flamur palestinez, ndërsa disa tjerë hodhën bojë të kuqe mbi fasadën e selisë

Abdulbesar Ademi  | 25.03.2026 - Përdıtësım : 25.03.2026
Protestuesit shënjestrojnë selinë e fabrikës "Rheinmetall" në Berlin për eksportet e mbrojtjes Foto: İlkin Eskipehlivan/AA

Berlin

Aktivistë nga grupi "Peacefully Against Genocide" (Në Paqe kundër Gjenocidit) kanë zhvilluar një protestë në ambientet e fabrikës "Rheinmetall" në Berlin, duke shënjestruar një nga kompanitë më të mëdha gjermane të teknologjisë së mbrojtjes dhe automjeteve, raporton Anadolu.

Gjatë demonstratës, disa protestues u ngjitën në çatinë e ndërtesës për të shpalosur një flamur palestinez, ndërsa disa tjerë hodhën bojë të kuqe mbi fasadën e selisë.

Në Gaza, fushata ushtarake e Izraelit ka vrarë më shumë se 72 mijë palestinezë, ka plagosur rreth 172 mijë të tjerë, si dhe ka shkaktuar shkatërrime të gjera që kanë prekur rreth 90 për qind të infrastrukturës.

Një marrëveshje armëpushimi u arrit në tetor të vitit 2025, por Izraeli ka vazhduar me zjarr dhe sulme pothuajse të përditshme, të cilat që atëherë kanë vrarë 687 palestinezë dhe kanë plagosur 1.849 të tjerë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.