Bota

Protestuesit në Chicago marshojnë drejt Trump Tower kundër politikës ndaj Venezuelës dhe masave ndaj imigracionit

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me slogane të ndryshme, përfshirë “Para për shëndetësi, jo për luftë”, “Ndalo ICE-në” dhe “Historia po ju vëzhgon”

Abdulbesar Ademi  | 11.01.2026 - Përdıtësım : 11.01.2026
Protestuesit në Chicago marshojnë drejt Trump Tower kundër politikës ndaj Venezuelës dhe masave ndaj imigracionit Foto: Jacek Boczarski/AA

Chicago

Demonstruesit në Chicago kanë marshuar përgjatë rrugës Michigan Avenue drejt Trump Tower kundër politikës së jashtme amerikane në Venezuelë dhe masave të ashpra ndaj imigracionit, raporton Anadolu.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me slogane të ndryshme, përfshirë “Para për shëndetësi, jo për luftë”, “Ndalo ICE-në” dhe “Historia po ju vëzhgon”.

Protesta, e organizuar nga një koalicion grupesh aktiviste, mblodhi qindra persona në zonën Magnificent Mile në qendrën e qytetit.

Protesta në Chicago u zhvillua në një moment kur politika e jashtme e SHBA-së ndaj Venezuelës dhe masat e brendshme të zbatimit të ligjeve të emigracionit po shkaktojnë reagime të forta publik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.