Protestuesit bllokojnë zyrën e bankës ‘Wells Fargo’ në New York për shkak të lidhjeve me prodhuesin izraelit të armëve
- Duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin “Dhoma e kazanit financon gjenocidin”, aktivistët akuzuan bankën për mbështetje ndaj luftës në Gaza dhe për dëmtimin e komuniteteve të margjinalizuara përmes mbështetjes në projekte
Shkup
NEW YORK (AA) - Disa protestues kanë bllokuar hyrjen e zyrës së bankës ‘Wells Fargo’ në New York, duke denoncuar lidhjet e saj me kompaninë izraelite të mbrojtjes ‘Elbit Systems’ dhe me projekte që lidhen me lëndët djegëse fosile, raporton Anadolu.
Duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin “Dhoma e kazanit financon gjenocidin”, aktivistët akuzuan bankën për mbështetje ndaj luftës në Gaza dhe për dëmtimin e komuniteteve të margjinalizuara përmes mbështetjes për projekte si gazsjellësi ‘Mountain Valley’.
Që nga 2 marsi, Izraeli ka vonuar zbatimin e marrëveshjes për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve me Hamasin dhe i ka mbajtur të mbyllura pikat kufitare të Gazës, duke i lënë kamionët me ndihma humanitare të bllokuar në kufi.
Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se edhe dhjetë palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e viktimave nga uria në 111 që nga tetori i vitit 2023.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në Rripin e Gazës ka vrarë të paktën 59.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka shkaktuar mungesa të rënda ushqimore.
Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
